Nis prishja e banesave në Himarë

Postuar në 31 Tetor, 2017 09:36

Sot ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në Himarë në kuadër të planit të ri urbanistik. Projekti parashikon shembjen e 80 objekteve dhe puna e sotme ka nisur me 8 të parat. Nuk kanë munguar tensionet mes banorëve dhe policisë. Duket se edhe negociatat mes tyre dhe përfaqësuesve të qeverisë nuk kanë zgjidhur gjë përderisa sot ka patur edhe reagime. Shembja e shtëpive në Himarë ka sjellë edhe reagimet e Greqisë, që e konsideron këtë akt si politikë të asgjësimit të minoritetit grek në zonë. Athina madje ka sinjalizuar se këto veprime nuk do të tolerohen dhe do të ketë veto për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.