Dokumenti/U refuzua nga socialistët prandaj hyri në Partinë Naziste

Postuar në 30 Tetor, 2017 18:10

Një historian gjerman, Thomas Weber, professor në universitetin e Aberdeen, deklaron se ka zbuluar një dokument që dëshmon se Adolf Hitler nuk e nisi karrierën politike me Partinë NacionalSocialiste, njohur edhe si Partia Naziste, por me Partinë Socialiste Gjermane. Ai kërkoi të hynte te kjo e fundit dhe të shkruante në gazetën e saj në vitin 1919, por u injorua dhe nuk u afrua. Sipas këtij historiani, shmangia e këtij “lapsusi” të socialistëve mundet të kishte sjellë tjetër kurs historik për botën, pasi ndoshta Hitleri i ri do të kishte pranuar një rol më minor.

Deri një vit më parë ai nuk kishte treguar ndonjë cilësi lidershipi dhe kishte qenë I lumtur të ndiqte urdhërat sesa të jepte urdhëra”, shprehet Weber.

Në vitin 1921 Hitleri bëhet kryetar i Partisë Naziste dhe socialistët u shkrinë një vit më vonë. Sipas këtij autori është kjo histori që shpjegon obsesionin e Diktatorit gjerman me PS-në. Anëtarë të ndryshëm të NSDAP kërkonin një shkrirje me socialistët në fillimin e viteve ’20, por ishte kundërshtimi i vendosur i Hitlerit që e shmangu këtë. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte NSDAP do të ishte tretur. Hitleri arriti deri aty sa për këtë çështje të jepte edhe dorëheqjen nga partia për një moment, duke lënë bashkëpunëtorët pa asnjë arsye bindëse në këtë refuzim.

Dokumenti i përket fondit të Hans Georg Grassinger, dëshmisë së tij si ish-kryetar i PS-së dhe është gjetur në arkivën e Institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih. Dokumenti regjistron si më poshtë:

Në vjeshtën e vitit 1919, ndoshta në shtator, Hitleri u shfaq në zyrën e shtëpisë botuese të takohej me Grassinger dhe u ofrua të shkruante për gazetën dhe të bashkohej dhe punonte për Partinë Socialiste Gjermane. Ai nuk kishte para në atë kohë dhe ai kërkoi gjithashtu para borxh nga Grassinger. Por ata i thanë atij se nuk kishin vend për të në gazetë dhe se nuk donin ta kishin në parti”.

Weber planifikon të botojë një libër për këtë temë, duke nënvizuar se portretizimi i HItlerit ne mesin e viteve ’20 si një person me veprime iracionale të një prima donna, është i gabuar. Dokumenti është një provë më shumë e një tjetër njeriu, e një politikani që nuk harron askënd prej atyre që i kanë kthyer shpinën dhe që kultivon një hakmarrje të përjetshme kundër tyre.

https://www.theguardian.com/world/2017/oct/30/hitler-joined-nazis-only-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.