Faleminderit Don!

Postuar në 26 Tetor, 2017 13:10

Pritej me shumë interes qëndrimi i faktorit amerikan mbi çështjen Tahiri dhe më në fund Shtetet e Bashkuara folën, madje 2 herë brenda 12 orëve.

I pari zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji, i cili tha se  SHBA mbështet plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës.

Por paragrafi që konfondoi nga deklarata e Ji ishte ky:

..ne mbështesim qeverinë, që ka dhënë shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin

Kjo u lexua si një mbështetje për qeverinë, por në fakt Zëri i Amerikës korrigjoi përkthimin duke vendosur variantin përfundimimtar.

... ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin

Pra jo që një qeveri që ka dhënë shembullin, por një qeveri që jep shembullin. Janë dy gjëra të ndryshme. Ndonëse ambigue, deklarata e Ji la të kuptohet se Tahiri është kartë e djegur, por nderi i qeverisë gjithsesi mund të shpëtohet radhe.

Ndërsa reagimi i dytë erdhi nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu që deklaroi se se publiku duhet te dije te verteten per ish-ministrin e Brendshëm, duke shtuar se në 27 vjet politikanë të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta i kanë shpëtuar drejtësisë ndonëse kanë kryer krime të tmerrshme.

Le të ngrejmë pyetjen kush janë këta politikanë të fuqishëm nga djathta dhe e majta dhe e që i kanë shpëtuar drejtësisë. Referimi mund të jetë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, për të cilët aludohet nga socialistët dhe vetë Tahiri se qëndrojnë pas komplotit të ish-ministrit të Brendshëm. Kjo mund të lexohet edhe si një lloj kërcënimi për ta, çka ndoshta shtyu edhe kryeministrin Rama të përshëndesë deklaratën dhe ta duartrokasë si mesazhin e duhur për shqiptarët, duke shkruajtur " Faleminderit Don! Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre"

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Do ta marresh vesh falenderimin kur te dalesh rru e qeth

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.