4 fashikuj të rinj për Tahirin, Çuçi nxori sekretin hetimor
Dosja e Prokurorisë së Katanias duket se është vetëm maja e ajsbergut për çështjen Tahiri. Ndonëse ish-ministri i Brendshëm publikoi një vërtetim të kësaj prokurorie se nuk ka qenë në ndjekje penale, 4 fashikuj të tjerë mbi këtë hetim raportohet të kenë ardhur nga Guardia Di Finanza.Gazetarja Klodiana Lala tha të martën në mbrëmje në emisionin “Opinion” se nga Italia kanë ardhur disa fashikuj voluminozë që provojnë fajësinë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri
“Në dijeninë time pranë Prokurorisë së Përgjithshme kanë arritur 4 fashikuj nga Guarda Di Finanza. Behet fjalë për 4 fashikuj voluminozë, të cilët kanë ardhur në dy forma dhe në CD dhe në material të primtuar, të cilët janë në gjuhën italiane në rrugë procedurale. Guarda Di Finanza ka një komunikim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda”-theksoi Lala.
Po ashtu gazetarja ka raportuar se një nga anëtarët e Këshillit të Mandateve ka fotografuar dëshminë e ish-oficeres së Policisë kundër Saimir Tahirit. Sipas saj bëhet fjalë pikërisht për deputetin socialist Bledi Çuçi i cili dyshohet se ka fotografuar deshimne. “Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga anatarët socialist ka fotografuar dëshminë e ish-oficeres së Policisë”
Pas kësaj regoi Çuçi që thotë se nuk ka nevojë të fotografojë ndonjë dokument për të mbajtur mend emrin e një njeriu. Ai tregoi se nuk ka thyer konfidencialitetin lidhur me dokumentet që paraqiti prokuroria.
Add new comment