Princi saudit Salman: Do ta kthej Arabinë Saudite drejt Islamit të moderuar

Postuar në 25 Tetor, 2017 00:14

Princi trashëgimtar saudit, Mohammed bin Salman, ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën britanike “The Guardian” se ai ka ndërmend ta kthejë vendin drejt Islamit të moderuar. 
Sipas tij, 30 vitet e fundit të mbretërisë nuk kanë qenë normale dhe sjellja e adoptuar, me dogmën dhe ashpërsinë e dënimeve kanë qenë një kundërpërgjigje ndaj revolucionit iranian, me të cilin drejtuesit sauditë nuk ditën të përgjigjeshin si duhej. 

“Ajo që ka ndodhur në 30 vitet e fundit nuk është Arabia Saudite. Ajo çfarë ndodhi në rajon në 30 vitet e fundit nuk është Lindja e Mesme. Pas revolucionit iranian në vitin 1979, njerëzit donin ta kopjonin këtë model në vende të ndryshme, një prej tyre ishte Arabia Saudite. Nuk dinim si ta menaxhonim situatën. Dhe problemi u përhap në të gjithë botën. Tani është koha të çlirohemi prej tij”, tha Salman. 

 “70% e sauditëve janë më të rinj sesa 30 vjeç dhe sinqerisht nuk do të harxhojmë edhe 30 vjet nga jeta që të luftojmë mendimet ekstremiste, ne do t’i shkatërrojmë ato menjëherë”, shtoi ai. 

Gazeta shkruan se komentet e princit bëhen në kuadër të projektit të reformave të ndërmarra prej tij si dhe në përpjekje për të goditur klerikët konservatorë që kanë qenë në aleancë me Shtëpinë Saud. 
Princi ka zënë faqet e para të lajmeve edhe me idenë e një zone ekonomike që mendohet të krijohet në një vijë prej 470 km bregdet në Detin e Kuq për të cilën është akorduar një fond prej 500 miliardë dollarësh. Problemi me këto reforma është se suksesi i tyre varet nga nevoja për ndryshimin e shoqërisë saudite dhe hapja e saj në funksion të thithjes së parave dhe turistëve nga jashtë. Princi ka apeluar për një kontratë të re sociale. Mbetet për t’u parë ecuria e këtyre reformave por duhet thënë se ato janë me rëndësi për të gjithë botën, nisir nga ajo që përfaqëson sot Arabia Saudite. 

https://www.theguardian.com/world/2017/oct/24/i-will-return-saudi-arabia...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.