"Audi" djeg ministrin, zbardhet akuza
Fakte gjithmonë e më rënduese për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili pritet të arrestohet për lidhje të dyshuara me grupin kriminal të “Habilajve”, të cilët kanë trafikuar tonelata kanabisi drejt Italisë. Ne kerkesen qe disponon edhe ResPublica, thuhet se Tahiri ka qene pjese e grupit te organizuar kriminal te vellezerve Habilaj, i ka ndihmuar ne trafikun e droges dhe ka perfituar para nga ky aktivitet kriminal.
Ekstrakt nga kërkesa e Prokurorisë:
Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar dhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal. E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminal me strukturat e policisë së shtetit, ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Me datat 8, 16, 20 dhe 30 Gusht te vitit 2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA 003 GB, i cili rezulton të jetë shitur me datë 05 nentor 2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qënë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara, Artan Habilaj, etj.
Add new comment