"Turistët nuk vijnë në Butrint për të ngrënë"
Anëtari i Bordit të UNESCOS, Auron Tare, i ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga ka folur rreth skandalit të ndërtimit në Butrint.
Në mungesë të këtij plani të menaxhimit që po thoni ju, kjo të lejon të bëhet çdo gjë?
Ka ndodhur se disa pika të rëndësishme janë përpjekur që të kenë dhe ta marrin për vete.Komunitetet përqark qendrës së zonave të mbrojtura duhet të përfitojnë në këtë drejtim. Kjo është një nga pikat që e ka përparësi në UNESCO. Kur kam ikur unë kanë qenë 33 familje që jetonin me këtë, por aktualisht.
Kjo që po ndodh tani zoti Tare, kompania private do të përfitojë nga ky ndërtim ?
Nëse një kompani shqiptare kërkon të ndihmojë Butrintin kjo është mrekulli, por kjo e tanishmje nuk është një qasje e denjë për Butrintin. Në eksperiencën time nuk kam parë që vijnë turistët për të ngrënë. Kryesisht vizitorët shkojnë o në mëngjes ose në mesditë. Kjo nuk ka asnjë lloj sensi. Jashtë zonës plani i menaxhimit mund të lejojë që të jepen këto shërbime.
Pse nuk është ende në fuqi ky plan që e keni lënë ju?
Një pikëpamje e tillë e dëmton parkun, duhet një përzgjedhje dhe një menaxhim i denjë.
Kjo është një vlerë parimore në të gjithë vendet e tjera që menaxhohen edhe numri i turistëve?
Padiskutim, kjo është një mundësi dhe një alternativë që na japin vendet perëndimore. Dhe një mundësi që ne duhet ta marrin si model, sepse vlen shumë në pjesën e menaxhimit të parkut, por i jep dhe garanci parkun. Nëse bie zjarr, Butrinti shkrumbohet për gjysmë ore. Sot Butrinti duhet të ketë në arkën e vetë 1 milion euro.
Por si ka mundësi që ka ndodhur kjo ?
Kështu është, fatkeqësisht!
Këto që po ndodhin , ministrja u shpreh se nuk e ka patur të nevojshme një leje nga UNESCO?
Shtetet anëtare duhet të përcaktojnë planin e menaxhimit, pasi nuk UNESCO nuk është një edukatore kopshti për të të sqaruar për gjithçka. Çështja e menaxhimit është imediate, ndërsa ka porositur se Shqipëria duhet ta bëjë urgjent këtë pjesë. Arkeologët po të thonë se aty kemi të bëjmë më një zonë, e cila është e pasur me materiale arkeologjike.
Ajo zonë aty zoti Tare, a ka qenë kafene apo diçka tjetër?
Jo nuk ka qenë asnjëhërë kjo pjesë kafene, aty jetonte Qerimi, jetonte aty dhe kishte dhe ca krerë lopë, më pas u zhvendos në Sarandë. Më vonë u bë depo, po arkat me gjetje arkeologjike ku do t'i çojnë, sepse arkeologët mund t'i kthehen sërish studimit?
Çfarë reagimi ka UNESCO për këtë cështje?
Pala shqiptare ka detyrim të raportojë çdo dy vjet për statusin dhe çështjen. Nuk ka detyrim ligjor që të pyes për gjithçka UNESCON, por natyrisht kjo që ka ndodhur është shumë e rëndë.
A duhet që kjo kontratë të zbardhet që është bërë?
Unë nuk do të doja të them asgjeë për këtë pjesë, pasi është një çështje ligjore dhe unë nuk jam jurist. Pjesa private, nëse kanë kërkuar të bëjnë biznes brenda Butrintit, unë nuk jam me këtë. Kjo përcaktohet sipas statusit të menaxhimit dhe palët duhet të bien dakord.
Është hapur një precedent i tillë?
Padiskutim kjo është një shkas, e cila krijon një terren të rrëshqitshëm. Vjen një kompani dhe thotë ma jep një vend të mbrojtur për ta bërë hotel, mund të ndodh dhe kjo. Nuk mund të bësh hotele, sepse eklipson vlerat e përgjithshme të secilës zonë.
Në pikëpamjen tuaj Kryeministri Rama ka patur një informacion të tillë?
Unë besoj se nuk ka patur pasi vetë zoti Rama ka qenë një mbështetës i Parkut Kombëtar të Butrintit
Çfarë ndodh me UNESCON nëse acarohet situata?
UNESCO të heq statusin, kjo ka ndodhur në disa vende, ajo nuk e heq nëse e kërkon Auron Tare, para se të shtrohej ajo gjë atje, duhet të bëhej kërkimi nëse kjo zonë është me vlera të tilla.
Pse nuk gërmohet sot në parqet arkeologjike?
S'ka vullnet dhe padyshim mungon dëshira, fondet aty janë dhe mund të përdoren në çdo moment. Unë po ta drejtoja këtë institucion, do të sillja universitete nga Amerika që të merreshim me gërmimet, të tilla institucione qajnë për këtë pasuri, por nuk e kanë.
"Report Tv"
Add new comment