Qazim Sejdini: Për mua do flasë drejtësia (Video)

Postuar në 07 Tetor, 2017 21:33

I përfolur si njeriu që gëzon mbështetjen e grupeve kriminale në Elbasan, kryetari i bashkisë së këtij qyteti Qazim Sejdini i është përgjigjur shkurt dhe pa komente interesit të gazetarëve për lakimin e emrit të tij sidomos pas ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan ku makina e zv/drejtorit të policisë Gjergj Oshafi u godit nga një mjet ku dyshohet se ishte dhëndri i Sejdinit.

Ai tha se për gjitçka do të flasë drejtësia, duke lënë të kuptohet se ligjërisht ai është i pastër nga çdo akuzë që i bëhet dhe së ketë do ta vërtetojë sistemi i drejtësisë. Përgjigjia e Sejdinit mund të kuptohet si i bindje në pafajësinë e tij, ose paranjohje me vendimet e drejtësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.