Gramoz Ruçi dorëhiqet nga funksionet partiake
Gramoz Ruçi ka dhënë dorëheqje nga funksionet në Partinë Socialiste. Ai e ka njoftuar vendimin gjatë punimeve të Asamblesë së kësaj force e cila zhvillon sot mbledhjen e saj të radhës. Ruçi deklaroi se largimi bëhet për shkak të detyrës si Kryetar Kuvendi, e cila kërkon angazhim të plotë. Ruçi ka mbajtur deri më sot detyrën e sekretarit të Përgjithshëm, prej nga ku duhet thënë se ka mbajtur kontrollin e një partie jo të lehtë për t’u menaxhuar.
Add new comment