Duhet të mësojmë të dëgjojmë
Gazetarët – dhe sidomos ata grekë në veçanti – kanë shumë dëshirë të flasin. Shumë. Por është e rëndësishme që ne të mësojmë po ashtu të dëgjojmë, siç është zbuluar, shpesh në mënyrë brutale nga mediat e huaja në botë.
Në një diskutim të fundit në Athinë, drejtuesi i New York Times, Mark Thompson, shpjegoi sesi elita amerikane nuk e parashikoi fitoren elektorale të Donald Trump, sepse nuk kishte dëgjuar aq afër sa duhej.
E ngecur në flluskën e njerëzve që ndajnë të njëjtat shijendhe besime, elita e vendit nuk arriti të ndjente ndryshimet tektonike në opinionin publik amerikan. Kjo ndodhi po ashtu në Greqi në vitet e para të krizës dhe kjo goditi besimin mes publikut dhe medias.
Sigurisht, të dëgjosh është diçka e ndrysjme nga të pretendosh sikur po kujdesesh, të pretendosh se e kupton dhimbjen e tjetrit për arsye pastërtisht komerciale. Ka patur në këto vitet e fundit, shumë gazetarë që për qëllimet e tyre egoiste, nxisnin dhe shfrytëzonin valën e dëshpërimit publik.
Një tjetër gabim shumë serioz i elitës, i dëshmuar si fatal për Hillary Clinton, është hedhja poshtë si irrituese apo qesharake, optikën apo reagimet e atyre që besojnë te njerëz si Donald Trump apo te teori konspirative.
Këtu në Greqi, ne shpesh dëgjojmë njerëz që thonë se vendi nuk mund të ndryshojë kurrë, sepse njerëzit janë ata që janë. Nga ana e vet Clinton I talli mbështetësit e Trump, sepse ajo nuk mund t’i kuptonte. Dhe pagoi për këtë.
Për t’u kthyer në Greqi tani, ka një betejë që po zhvillohet në këtë moment, mes të tashmes dhe të shkuarës, që e manifeston veten në kundërvënien mes shoferëve të zakonshëm të taksive dhe atyre të regjistruar me aplikacionin Beat. Është e thjeshtë të hedhësh poshtë opinionet dhe mënyrat e veprimit të Thymios Lymberopoulos, unionisti veteran që përfaqëson profesionistët. Por nuk është kështuër mënyrën sesi ai shpreh frikën e qindra njerëzve që e kuptojnë se ata kanë ngecur në të shkuarën dhe kanë ankth për të ardhmen.
Askush nuk është ulur të diskutojë dhe t’u shpjegojë këtyre njerëzve – të dërrmuar nga kriza dhe të mësuar ta bëjnë punën e tyre në një mënyrë të caktuar – se ata mund të përshtaten me një mënyrë të re, atë të së ardhmes. Ata ndjehen të tradhëtuar dhe të ekspozuar, shumë të frikësuar që të bëjnë kapërcimin në krahun tjetër.
Ata kanë gjetur disa zëra që u premtojnë mbrojtje dhe kthim në status quonë e vjetër, ndonëse këto zëra e dinë shumë mirë se kjo nuk mund të ndodhë. Problemi është se askush nuk po flet me ta për alternativat e tyre, dhe çka më shumë rëndësi, askush nuk po i dëgjon ata.
Shënim: E sollëm këtë opinion të publikuar në gazetën greke “Kathimerini” për shkak se dukuria e trajtuar aty ka ngjashmëri të mëdha me atë që ndodh në Shqipëri. Mjafton të shohim sesi po mendohet të zgjidhet çështja e Shkozës, banorët e të cilës pasi u lejuan të bënin atë që bënë, sot u thuhet dil përjashta. Por janë me qidnra rastet kur qeveria bën sikur kujdeset dhe nuk dëgjon, edhe pse dikur në vitet e opozitës, kjo elitë që sot qeveris fliste me të madhe për “dëgjimin”.
Add new comment