Tjetër skandal me Policinë e Shtetit
Policia përfshihet në një tjetër skandal pas ngjarjes së Elbasanit, ku nguroi të arrestojë dhëndrin e kryebashkiakut Qazim Sejdni për sulmin ndaj makinës së zv/drejtorit Gjergj Oshafi. Ish- shefi i Krimeve të Rënda në Tiranë dhe i njësisë Operacionale të Policisë së Tiranës Dritan Xhindoli, u vetëdorëzua në policinë e Durrësit, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Për të një gjykatë italiane ka firmosur një urdhër ndërkombetar arresti, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg për akuzat e vjedhjes dhe të falsifikimit të dokumenteve. Xhindoli që mbante gradën kryekomisar dhe ishte efektiv i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë deri para disa muajsh.
39 vjeçari mësohet se ishte larguar nga policia në muajin qershor të këtij viti me kërkesën e tij. Ndërkaq Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe ankesave ka nisur edhe një verifikim për të saktësuar mënyrën se si është rimarrë në rradhët e policisë Xhindoli. Dyshimet janë se urdhër-arresti për Xhindolin ka ardhur që në vitin 2014, por policia e ka mbajtu të fshehur me argumentin se nuk ka patur një dënim të formës së prerë.
Add new comment