Ndërron jetë Mr. Playboy

Postuar në 28 Shtator, 2017 09:02

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare themeluesi i  Playboy, Hugh Heffner, njeriu që qëndroi pas revistës më të famshme erotike, shoqëruese për burrat e shumë brezave. Ai u lind më 9 prill 1926 në Çikago dhe u bë miliarder pasi vuri në jetë idenë e krijimit të Playboy në vitin 1953.

Njoftimi i vdekjes së tij u bë në faqen zyrtare të revistës  në tëitter: "Burri dhe themeluesi i Playboy, Hugh Heffner, vdiq. Ai ishte 91 vjeç. Le të pushojë në paqe. Postimi shoqërohet me foton e tij dhe një nga shprehjet e tij më karakteristike: "Jeta është shumë e vogël për të jetuar ëndrrën e dikujt tjetër".

I etiketuar si "hedonist" ai filloi revolucionin seksual të viteve 1950. Ndërtoi një perandori, ku përveç botimeve investoi në hapjen e klubeve, vilave si dhe prodhimin e filmave dhe serive televizive, të cilat kshin si simbol kostumin karakteristik të lepurushes me kravatë.
Ai krijoi një revistë seksi, e cila publikoi ndër të tjera, fotografi të zhveshura të Marilyn Monroe.

Revista shpejt u bë një "frut i ndaluar" për adoleshentët amerikanë dhe "Bibël" për njerëzit me para Arriti një tirash prej 200.000 kopjesh në vitin e parë dhe një milion brenda pesë viteve të para. Në vitet 1970 ai shiti më shumë se shtatë milionë kopje, ndonëse në treg ishin futur dhe Penthouse e Hustler.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.