Katër anëtarët ballkanas të BE-së, mbështetje të koordinuar për anëtarësimin e pjesës tjetër të rajonit

Postuar në 26 Shtator, 2017 09:56

Vendet ballkanike që janë anëtare të Bashkimit Europian do të punojnë së bashku në funksion të anëtarësimit të plotë të të gjithë rajonit. Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania kanë vendosur që përfaqësues të tyre të ndërmarrin një tur në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje, me synim promovimin e integrimit europian. Më tej në Selanik, në datat 5-6 tetor do të takohen përfaqësues të katërshes ne fjalë me përfaqësues të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekatherina Zakharieva, deklaroi se “Bullgaria do të ketë prioritet të axhendës së saj në drejtimin e Këshillit të Europës, integrimin e Ballkanit”.

Vendet duhen vlerësuar sipas meritës. Ndihma jonë duhet të shprehet në çështje praktike”, tha ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.