Tërheqja e qeverisë nga ligji i mbetjeve, lajm i mirë. Mungesa e arsyeve, lajm i keq
Sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese është debatuar për ligjin e mbetjeve. Një ditë më parë, Partia Socialiste tërhoqi projektligjin duke argumentuar se do ta diskutojë me komunitetetet. Më tej akoma, si për të konfirmuar këtë reflektim, propozesi i projektit, Eduard Shalsi, është tërhequr nga nisma, duke deklaruar se opinioni është manipuluar.
“Nuk di si do ta tërheqim në aspektin ligjor, por do të ketë diskutim të gjatë. Ka pasur abuzime dhe manipulime të opinionit publik për këtë nismë. Tërheqja pati përliqmin e të gjitha palëve në komision: PD, LSI dhe PS”, tha Shalsi. PD-ja ka kërkuar rrëzimin e nismës me votim në Parlament, shenjë mosbesimi kjo ndaj një shumice që teksa ankohet për mjegullim të situatës dhe manipulim të opinionit, me veprimin e vet të fundit e ka shtuar edhe më tej atë.
Nuk ka asnjë shpjegim bindës se përse PS-ja dhe qeveria u tërhoq nga nisma e vet pak pasi erdhi në pushtet. Po kështu pak ditë më parë u bë publik lajmi për miratimin e një konçesioni për mbetjet, që do të vepronte me djegës. Industrisë i intereson importi i mbetjeve dhe në rastin konkret, por edhe atë të Fierit dhe Elbasanit, ajo ka në dispozion teknlogjinë e përpunimit edhe për mbetjet e dyta dhe të treta siç thotë Shalsi, por edhe për kategori të tjera mbetjesh. Nga ky aspekt tërheqja e qeverisë shtron shumë pikëpyetje.
Aq më tepër kur mund të kujtohet se kryeministri nxiti përfaqësues të industrisë që të dilnin në protestë në mbrojtje të variantit të parë të nismës, që sërish në thelb ligjëronte importin, pavarësisht specifikimeve teknike për mbetjet. Çfarë ka ndodhur pra që sot opinioni vihet përpara tërheqjes? Është një kërkesë të cilën nëse nuk e zbardh qeveria atëherë duhet ta zbardhë opozita, nëse kërkon të fitojë ndonjë farë besimi.
Add new comment