Misteri i problemeve shëndetësore të diplomatëve amerikanë në Kubë

Postuar në 17 Shtator, 2017 16:23

Diçka misterioze po ndodh me diplomatët amerikanë në Havana të Kubës. Associated Pres shkruan së fundmi për hetimet që po kryhen nga pala amerikane rreth shkaqeve të simptomave që kanë prekur deri më tani 21 pjesëtarë të trupit diplomatik të SHBA në Kubë. Mjekët, shkencëtarët dhe analistët e shërbimeve sekrete nuk kanë qenë në gjendje të japin shpjegim se çfarë po ndodh ndonëse teoritë e tyre përfshijë armët elektromagnetike, pajisje përgjuese apo edhe një sulm zanor. Sekretari i Shtetit Tillerson flet për sulme ndaj shëndetit, pasi simptomat përfshijnë humbje permanente të dëgjimit, tronditje të rëndë, të përziera, dhimbje koke dhe zhurmë në vesh.  Të tjerë kanë probleme me përqendrimin, vibracione apo dëgjojnë zhurma në zona të caktuara të dhomës.

Këto janë simptoma shumë jospecifike. Kjo është arsyeja pse është vështirë të thuhet se çfarë po ndodh”, shprehet dr. H. Jeffrey Kim, specialist i çrregullimeve të dëgjimit në MedStar GeorgeToën University Hospital. Një mënyrë për të dhënë shpjegime është kategorizimi i simptomave në dëgjimore dhe neurologjike. Kuba nga ana e vet ka treguar gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar në hetimin e asaj që po ndodh, ngjarje për të cilën amerikanët siç shkruan AP, nuk përjashtojnë edhe ndonjë dorë ruse.

Simptomat u shfaqën në muajin nëntor. Presidenti kuban Raul Castro mohoi çdo përgjegjësi dhe në këtë kuadër amerikanët nuk kishin se çfarë të dyshonin përderisa në atë kohë Kuba po bënte çdo përpjekje për të çuar përpara raportet me SHBA. Pak më vonë simptomat goditën edhe kanadezët, të cilët kanë patur prej kohësh raporte të mira me Kubën. Nuk ka ende një shpjegim të kënaqshëm për një situatë e cila mbetet misterioze dhe e padiagnostikueshme, e cila ka shtuar dyshimet për atë që po ndodh në Havanë, pavarësisht se kush qëndron nga pas.

https://www.apnews.com/f6d10ac6bc65456e997aae2c93162177

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.