Qeveria e padekretuar del me lajm për çertifikatat
Një mbledhje informale me ministrat e padekretuar u shoqërua me një postim në facebook nga kryeministri Rama që si të thuash përmbledh në 3 fjali rezultatin e këtij takimi që mbahet në Velipojë dhe që do të zgjasë 2 ditë. Duke i njohur vetes të paktën një rekord Guinnes për një shtet që për 4 vjet e la siç e gjeri kryeministri premton se në 100 ditë do të zhbëjë sistemin burokratik të sorrollatjes së qytetarëve me çertifikata në institucionet shtetërore për arsye dokumentacioni.
“Guinness: Në 1vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”-shkruan kreu i qeverisë.
Më mirë vonë se kurrë, por një reformë e tillë duhet të niste me shpjegimin përse nuk u bë për 4 vite, kur mund të bidiset vetëm në 3 muaj. Mungesë vizioni, vullneti, parash, kapacitetesh apo sabotim nga brenda. Thjesht për të ditur, kush e mban përgjegjësinë për 4 vjet sorrollatje të njerezve me çertifikata nga zyra në zyrë?
Add new comment