Lajme nga Macron/Drejt Europës me shumë shpejtësi

Postuar në 30 Gusht, 2017 12:12

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ai ka 10 pika për reformimin e BE-së pas Brexit. Mediat raportojnë se ideja e Macron për të ashtuquajturën reformë të BE-së nuk është e re, ajo riafirmon një Europë të shumë shpejtësive. 
 "Ne duhet të mendojmë një Europë me disa formate, të ecim më tej me ata që duan të shkojnë përpara, pa mbetur peng i shteteve që duan – dhe është e drejta e tyre – që të mos ecin aq shpejt apo të mos shkojnë larg”, tha ai në një takim me ambasadorët francezë. 
 

Sipas presidentit francez, një njeri me varësi të madhe nga ndjenja e protagonizmit, pas Brexit, BE-ja duhet të jetë më inovative dhe duhet të lëvizë përpara për të shmangur rënien. Propozimet e veta Macron do t’i paraqesë pas zgjedhjeve gjermane të 24 shtatorit dhe ato përfshijnë forcimin e eurozonë, politika sociale, mbrojtjen, migracionin, rininë dhe kulturën. 
Me pozën karakteristike ai deklaroi pas një takimi me kryeministrin belg dhe atë luksemburgas: 
Brezi ynë ka një përgjegjësi speciale për të rindërtuar Europën”. 

 

https://euobserver.com/institutional/138832

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.