shume shpejtesi
Lajme nga Macron/Drejt Europës me shumë shpejtësi
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ai ka 10 pika për reformimin e BE-së pas Brexit. Mediat raportojnë se ideja e Macron për të ashtuquajturën reformë të BE-së nuk është e re, ajo riafirmon një Europë të shumë shpejtësive.
"Ne duhet të mendojmë një Europë me disa formate, të ecim më tej me ata që duan të shkojnë përpara, pa mbetur peng i shteteve që duan – dhe është e drejta e tyre – që të mos ecin aq shpejt apo të mos shkojnë larg”, tha ai në një takim me ambasadorët francezë.