Skandali i “Dieselgate”, dënohet inxhinieri gjerman
James Liang, një ish-inxhinier i Volksëagen u dënua nga gjykata e Detroitit me 40 muaj burg dhe një gjobë prej 200.000 dollarësh për rolin e luajtur në skandalin "dieselgate". Pas dhënies së dënimit, James Liang mund të deportohet në Gjermani. Inxhinieri 63 vjeçar kishte pranuar fajësinë për akuzën e mashtrimit. Ai bashkëpunoi me autoritetet amerikane për hetimin e rastit në lidhje me emitimin e më shumë ndotje sesa pareashikon legjislacioni i SHBA për makinat me naftë.
Javët e fundit prokurorët sugjeruan burgim prej tre vjetësh, ndërkohë që avokatët e tij kërkuan që ai ta shlyejë dënimin në arrest shtëpiak. Gjykatësi Sean Cox tha se James Liang mori pjesë në një "komplot afatgjatë", që çoi në mashtrimin e konsumatorëve amerikanë. "Ky është një krim shumë i rëndë ndaj sistemit tonë ekonomik"-shkruhej në vendimin e gjykatës. James Liang ka mundësi të apelojë dënimin ndaj tij. VolksWagen u detyrua të paguajë rreth 22 miliardë $ gjobë SHBA-së, pasi pajisi automjetet me naftë me një softëare të paligjshëm që tregonte norma të rreme të reduktimit të emetimet të gazit.
Add new comment