CNN Greece: Tensionet Beograd-Shkup, “luftë” spiunazhi SHBA-Rusi
Vendimi surprizë nga Beogradi për t’i vënë drynin të dielën në mbrëmje ambasadës serbe në Shkup fillimisht u interpretua si një reagim ndaj synimit të Maqedonisë për të votuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Por gazetat në favor të presidentit Vuçiç denoncuan një ditë më pas Shkupin për përgjime të zyrtarëve serbë, veprime që sipas tyre kanë pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e shërbimeve të huaja, më konkretisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tituj si “Vëllai Zaev në futi thikë pas shipne” apo "Zaev i shpalli luftë Serbisë” zunë faqet e para të gazetave.
Në një artikull ku përpiqet të hedhë dritë mbi këtë konfrontim CNN citon një shkrim të The Guardian më 4 qershor, ku thuhet se platforma gazetareske OÇRP, e cila ndër të tjera merr fonde nga programi i USAID-it dhe organizata "Shoqëria e Hapur" që financohet nga Xhorxh Soros flet për "spiunë dhe diplomatë rusë janë përfshirë prej gati një dekade në veprime propagandistike që të nxisin konfliktet në Maqedoni”.
Sipas po të njëjtave burime dokumentet tregojnë se Moska po kërkon të rrisë ndikimin e saj në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. dhe se qëllimi i Kremlinit është për të ndaluar hyrjen e Maqedonisë në NATO. Po ashtu flitet për përpjekjet e shërbimit sekret serb për të mbështetur nacionalistët pro-ruse dhe anti-perëndimore në Maqedoni
Bazuar në këto të dhëna dhe duke marrë parasysh ankesat nga një ekip senatorësh republikanë kundër ambasadorit amerikan në Shkup për përfshirje në çështjet e brendshme politike të Maqedonisë, disa analistë flasin për "luftë mes përfaqësuesve të SHBA-Rusi me qëllim orientimin e Maqedonisë pro ose kundër perëndimit". Ndërsa ish-ministri i Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic, në një postim shkruajti se "pavarësisht se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në Shkup, largimi i të gjithë stafit të saj diplomatik është amatorizëm dhe sharlatanizmëm që ndodh vetëm në vende bananesh".
http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/94366/servia-enantion-pgdm-ti-kryvei...
Add new comment