Update/Pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, krizë e papritur në marrëdhëniet Serbi-Maqedoni
Krizë e papritur në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe për këtë është bërë shkak Kosova. "Sputnik" raporton se qeveria maqedonase ka hartuar një propozim ku mbështet ofertën e re të Prishtinës për t'u anëtarësuar në UNESCO. Si pasojë e këtij veprimi, Beogradi tërhoqi për konsultime të gjithë anëtarët e misionit diplomatik në Shkup. Ndërsa Ministri i Jashtëm i Maqedonisë konfirmoi ekzistencën e një notë proteste nga pala serbe, pa i përmendur arsyet. Mediat në Shkup njoftuan gjithashtu se ambasadorja e Serbisë në Shkup, Dushanka Tomiç, duke folur për agjencitë serbe të lajmeve, nuk pranoi të komentojë mbi arsyet e revokimit.
Në një deklaratë të mimistrisë së Jashtme të Maqedonisë thuhet se "Ministria e Punëve të Jashtme nuk është në dijeni për arsyet e këtij vendimi. Në përputhje me dispozitat përkatëse të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të Republikës së Maqedonisë institucionet janë duke marrë masa për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e Ambasadës së Serbisë në Shkup"
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=08&dd=21&nav_id=10...
https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2017&mm=08&dd=21&nav_categ...1295246
Add new comment