Berati në UNESCO, spitali i Beratit drejt Guinness. Kardiologu shërben si gjinekolog

Postuar në 10 Gusht, 2017 15:13

Telvevizioni Publik Shqiptar raporton sot për situatën e shërbimit mjekësor në spitalin e Beriatit. Sipas këtij televizioni kardiologu i spitalit shërben si gjinekolog.

Të sëmurët kronikë presin me orë të tëra në temperatura të larta dhe në kushte aspak të përshtatshme vizitën tek mjeku kardiolog. Ky i fundit, krejtësisht i vetëm në spital, i duhet të përballojë mbi 100 vizita në ditë”, raporton TVSh.

Më poshtë edhe reagimi i njerëzve:

Këtu nuk ka mjekë të tjerë. Kemi orë që presim në vapë të sëmurë. Të vish nga Poliçani këtu në Berat, vdes. Nuk ke më fuqi të presësh. Nuk as stola për t’u ulur. Edi Rama duhet të marrë masa të sjellë mjekë në Berat e jo t’i lërë mjekët të ikin jashtë”.

Kardiologu Julian Rexha thotë nga ana e vet:

Kam shumë ngarkesë dhe i vetëm duhet të përballojë jo vetëm vizitat në Repartin e Kardiologjisë, por edhe konsultat e spitalit, të sëmurët kardiakë të reanimacionit të shtruar në patollogji, konsultat e kirurgjisë për të sëmurët që duhet të operohen, konsultat e gjinekologjisë për gratë shtatëzëna, fëmijët në pediatri që kanë probleme të lindura, ndërkohë që duhet të jetë njëkohësisht në gadishmëri për të gjitha urgjencat nga problemet e zemrës,ditën dhe natën”.

Ja edhe mbyllja e ditës së doktorit:

Në disa raste kardilogut Ranxha i duhet të shoqërojë të sëmurët rëndë drejt QSUT në Tiranë për trajtim më të specializuar, duke i lënë ata të Beratit në mëshirë të fatit, pasi e ka të pamundur të jetë në të njëjtën kohë në dy vende”. Rilindje!

https://rtsh.al/lajme/cudi-ne-spitalin-rajonal-te-beratit-kardiolgu-sher...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.