Reformim i partive përpara zbatimit të reformës në drejtësi

Postuar në 09 Gusht, 2017 13:55

Hileja e reformës në drejtësi është zbuluar tashmë qartë. Ajo kamuflon nevojën për reformism të sistemit politk duke u kthyer në një alibi për atë që ka ndodhur deri më tani në Shqipëri dhe duke stigmatizuar në bllok një kategori të tërë. Në një takim të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me temë “Kontributi i Shoqërisë Civile në Progresin e Demokracisë”, e ka ku ka marrë pjesë edhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri, është vënë theksi në disa çështjet që duhen trajtuar. Edhe pse shoqatat e shoqërisë civile janë pjesë integrale e kënetës korrutive në Shqipëri, tezat e tyre duhen ndjekur pasi pas tyre qëndrojnë paratë e të huajve dhe me gjasë perspektiva e ndërhyrjes që do të ndodhë në të ardhmen.

Një moment që meriton vëmendje është pikërisht nevoja për reformimin e sistemit politik, e partive dhe duhen reformuar përpara se të vihet në zbatim reforma në sistemin e drejtësisë. Në fakt kjo është themelore, pasi një drejtësi përballë një sistemi partiak që vendos për çdo gjë, mbetet pa fuqi reale.

Po kështu mungesa e debatit për zgjedhjen e presidentit, moszbatimi i vendimeve të gjyqësorit nga institucionet publike dhe hermetizmi i zyrës së prokurorit, ishin disa nga problemet kryesore që janë vënë në dukje. Të gjitha pjesë e një strukture në kalbëzim që formalisht njihet si demokratike, por që funksionon si një enë e mbyllur me të drejta të pak njerëzve.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/08/09/democracy-progress-state-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.