21 bashki në vend pa Shërbim Zjarrëfikës (Video)
Në gjithë vendin mësohet se janë djegur më shumë se 500 hektarë pyje e kullota nga zjarret e shpërthyera që prej qershorit. Edhe këtë vërë Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e avionëve nga Greqia dhe Italia pasi vendi ynë nuk ka avionë ujëhedhës. Tv Klan raporton se 20 bashki nga 61 që ka i gjithë vendi, nuk kanë fare shërbim zjarrfikës, ndaj dhe sytë jane drejtuar nga vendet fqinje ku është kërkuar dergimi i avionëve për të shuar nga ajri zjarret e shumta që janë shënuar këtë verë . Sipas Emergjencave Civile 90 për qind e rasteve janë zjarrvënie të qëllimshme.
Pa shërbim zjarrëfikës
1. Bashkia Rrogozhinë
2. Bashkia Divjakë
3. Bashkia Cërrik
4. Bashkia Përrenjas
5. Bashkia Ura Vajgurore
6. Bashkia Kamëz
7. Bashkia Vau i Dejës
8. Bashkia Finiq
9. Bashkia Këlcyrë
10. Bashkia Fushë-Arrëz
11.Bashkia Belsh
12.Bashkia Dropull
13.Bashkia Klos
14.Bashkia Konispol
15.Bashkia Libohovë
16.Bashkia Maliq
17.Bashkia Memaliaj
18.Bashkia Pustec
19.Bashkia Roskovec
20.Bashkia Selenicë
Add new comment