Julian Assange akuzon publikisht CIA-n
Themeluesi i Wikeleaks, Julian Assange në një opinion të botuar në gazetën "Washington Post" akuzon publikisht CIA-n dhe kreun e saj, Mike Pompeo se janë kundër fjalës së lirë. Asange thotë se Mike Pompeo, në fjalimin e tij të parë si drejtor i CIA-s, zgjodhi t’i shpallë luftë fjalës së lirë dhe jo kundërshtarëve të vërtetë të Shteteve të Bashkuara, duke e konsideruar WikiLeaks si një "shërbim informacioni armiqësor".
Asange shkruan se në pikëpamjen e Pompeo, të thuash të vërtetën rreth administratës mund të jetë një krim, referuar edhe deklarimit të prokurorit të përgjithshëm Jeff Sessions që e cilësoi arrestimin e themeluesit të Ëikileaks si një "prioritet". Sipas tij organizatat e lajmeve raportuan se prokurorët federalë po peshojnë nëse do të ngrenë akuza kundër anëtarëve të WikiLeaks, duke përfshirë komplotin, vjedhjen e pronës së qeverisë dhe shkeljen e ligjit të spiunazhit.
“I gjithë ky fjalim vjen si reagim ndaj botimit të parë në fillimin e serive "Vault 7" të WikiLeaks. Vault 7 ka filluar publikimin e provave të paaftësisë së jashtëzakonshme të CIA-s dhe mangësive të tjera. Kjo përfshin krijimin e agjencisë me një kosto prej miliarda dollarë të tatimpaguesve, të një arsenali të tërë të viruseve kibernetike dhe programeve të piraterisë - mbi të cilat ajo menjëherë humbi kontrollin dhe më pas u përpoq të mbulonte humbjen. Këto botime zbuluan gjithashtu përpjekjet e CIA-s për të infektuar produktet dhe pajisjet e konsumit të gjithanshëm të publikut me viruset kompjuterike. Kur drejtori i CIA-s, një shërbëtor publik i pazgjedhur, demonizon publikisht si "mashtrues", "frikacak" dhe "armik", një botues të tillë si WikiLeaks ai mund ta bëjë me të gjithë gazetarët. Diskutimi i Pompeo se WikiLeaks është një "shërbim i panjohur armiqësor”, është një thikë që shkel të drejtën kushtetuese të amerikanëve për të marrë informacion të ndershëm rreth qeverisë së tyre. Kjo akuzë pasqyron përpjekjet e burokratëve që përpiqen të kriminalizojnë ata që zbulojnë dështimet e tyre”-shkruan Asange.
Add new comment