2018, ndryshime për moshën dhe kontributet e personave që dalin në pension
Gazeta “Shekulli” sjell në vëmendje disa ndryshime që rrjedhin nga ligji në fuqi për personat që dalin në pension në vitin 2018. Sipas një shkrimi me autor Neritan Gjergon, në vitin që vjen pëson rritje si mosha e daljes në pension, ashtu edhe kohëzgjatja e viteve të siguruara.
Për burrat mosha e daljes në pension pëson ndryshime vetëm për personat që kanë punuar në profesionet e kategorisë së parë, e cila shtohet me 6 muaj (62 vjeç e 6 muaj), ndërsa për punonjësit e dy kategorive të tjera, mosha e daljes në pension mbetet po 65 vjeç. Vjetërsia kontributive e kërkuar si kusht për të përfituar pension për herë të parë, pëson rritje me 4 muaj më shumë për të tria kategoritë e profesioneve. Kështu burrat kanë të drejtë të përfitojnë pension të plotë pleqërie përgjatë 2018-¬ës, kur kanë të konfirmuar në librezë si vjetërsi pune 36 vite e 4 muaj. Ndryshimi i kritereve për femrat parashikon që mosha e daljes në pension të shtohet me 6 muaj për aplikueset që kanë kryer punë të kategorisë së parë, si dhe me nga dy muaj për aplikueset që kanë kryer punë të grupuara në kategorinë e dytë dhe të tretë të skemës së pensioneve. Në këto kushte, përgjatë 2018¬-ës do të dalin në pension femrat që kanë moshën 57 vjeç e 6 muaj për kategorinë e parë, si dhe 60 vjeç e 8 muaj për përfitueset që kanë kryer punë të dy kategorive të tjera. Rritje do të pësojë edhe vjetërsia kontributeve që duhet, e cila shtohet me nga 4 muaj vetëm për aplikueset që kanë kryer punë të kategorisë së dytë dhe të tretë
shkruan Gjergo.
Add new comment