Greqia në referendum. Cipras: Demokracia do ta mundë frikën, hapim një rrugë të re për popujt e Europës

E diela e sotme është vendimtare për grekët që u janë drejtuar kutive të votimit për të vendosur me referendum nëse do të pranojnë ose jo masat shtrënguese të kreditorëve. Një ditë deçizive si për grekët ashtu edhe për qeverinë dhe kryeministrin Aleksis Cipas që dha mesazhin e tij pasi hodhi votën kundër planit të kreditorëve. “Sot është një ditë feste, jam i sigurt se nga nesër do të kemi hapur një rrugë të re për popujt e Europës. Kur demokracia mund frikën vjen dhe shpëtimi. Qytetarët dërgojnë sot një mesazh bashkimi, dinjiteti dhe vendosmërie për zgjedhjen që ata kanë vetë në dorë. Sot demokrafia fiton mbi frikën. Jam I sigurt se nga nesër do të kemi hapur një rrugë të re për të gjithë popujt e Europës. Jo vetëm për të qëndruar në Europë, por të jetojmë me dinjitet dhe të prosperojmë brenda saj. Jam shumë optimist”-ka deklaruar kryeministri grek
l.m
Add new comment