SHBA, presion mbi Vuçiç për emërimin e Aleksandër Vulin si ministër i Mbrojtjes

Postuar në 27 Qershor, 2017 12:54

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka provokuar reagime me përzgjedhjen prej tij të Aleksandër Vulin si kandidat për ministër të Mbrojtjes. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por agjencia shtetërore Tanjug referon mediat e shkruara serbe për atë që po cilësohet si “presion i jashtëzakonshëm amerikan” ndaj presidentit të ri të vendit. Sipas gazetës “Vecernje Novosti” amerikanët i kundërvihen emrit të Vulin që zëvendëson Zoran Xhorxheviç, për arsye të qëndrimeve të tij ndaj kroatëve dhe shqiptarëve, përshkrimin e NATO-s si djall dhe promovimin e marrëdhënieve me Rusinë. Vuçiç nga ana e tij ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet, pavarësisht rekomandimeve “aspak diplomatike” që vijnë nga SHBA.

Presidenti serb ka një lidhje të veçantë me ushtrinë për shkak se ai ka qenë vetë ministër i Mbrojtjes dhe ka bërë disa hapa për të fuqziuar rolin e ushtrisë dhe moderninizmin e saj. Po kështu Vuçiç ka promovuar idenë e neutralitetit ushtarak serb duke dalë hapur kundër anëtarësimit në NATO. Por emërimi i Vulin duket se ka edhe një aspekt tjetër. Debati mbi këtë emër e vendos presidentin në pozitën e atij që është sovran në zgjedhjet e veta, një imazh i dobishëm që mund të kompensojë diçka befasinë e caktimit të kryeministres Brnabiç, që la shumëkënd pa fjalë. Vetë Vuçiç ka mohuar të ketë patur presione për këtë çështje.

Nga ana tjetër me Vulin në detyrë është e qartë se Serbia nuk do të konsiderojë shqetësimet amerikane për Qendrën Humanitare në Nish, të cilën në SHBA e shohin si nyje të spiunazhit rus në rajon.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=06&dd=27&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.