U kërkoi policëve të mbledhin vota, sot kërkon ndjesë për...Zhurmën!
Një ditë më parë në Berat, kryeministri Edi Rama bëri thirrje nga Kuçova që punonjësit e Policisë së Shtetit të përkushtohen për mbledhje votash për PS pas orarit të punës. Një deklaratë që u kritikua edhe nga përfaqësues socialistë si Pandeli Majko. Ministri i Brendshëm, Demiraj, doli me një qëndrim të posaçëm, përmes të cilit qartësoi se policia nuk mund të përfshihej në aktivitet elektoral.
Mirëpo sot Edi Rama shkroi dy rreshta në Facebook për të kërkuar ndjesë. Një ndjesë e tipit Më fal, nuk e bëj më. Mirupafshim.
Kryeministri shkruan se nuk ka qenë qëllimi i tij ai që u interpretua. Për të davaritur çdo dyshim, mbi përgjegjësinë e fjalës, po sjellim atë që tha kryeministri në Kuçovë:
I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë
Ndërkohë që mesazhi i sotshëm ishte:
Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë!S'ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit, por gabimi mbetet imi
Kush i ha këto? Deklaratat janë aty dhe mund të lexohet edhe qëllimi. Plus kryeministri mund të na thotë se cili ishte qëllimi nëse nuk ishte ai që u komentua. Le të shihet se Rama nuk këkron ndjesë për deklaratat, por për zhurmën mbi to.
Add new comment