I sapokthyer nga Korea e Veriut, studenti amerikan Warmbier në gjendje të pashpjegueshme neurologjike

Postuar në 16 Qershor, 2017 12:32

Studenti amerikan Otto Warmbier, i cili u mbajt 17 muaj në Korenë e Veriut, është rikthyer në SHBA, por mjekët nuk arrijnë të diagnostikojnë gjendjen e tij neurologjike. Në një konferencë për shtyp, mjekë të Universitetit të Sinsinatit, deklaruan se nga skanimet e ndryshme dhe nga rezonanca magnetike, është konstatuar humbje e indit trunor në të gjitha zonat e kafkës së Warmbier. Mjekët shtuan se nuk kanë një aryse bindëse për të shpjeguar këtë gjendje të Warmbier, duke qenë se doktorët kanë përjashtuar dhunën dhe traumat fizike ndaj studentit amerikan. Një shpjegim që u hamendësua është ndalimi kardiopulmonar që provokon ulje të fluksit të gjakut në tru, duke çuar në humbje të indit. Më tej akoma, ndalimi kardiopulmonar provokohet edhe nga ndalimi i frymëmarrjes, vetë ky i provokuar nga trauma, toksikime etj.. Warmbier i është nënshtruar disa testimeve që nga kthimi në SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.