Raporti i Antidrogës italiane, 347.15% më shumë marijuanë nga Shqipëria për vitin 2016

Postuar në 11 Qershor, 2017 18:57

Top-Channel raporton sot për një raport të Antidrogës italiane për vitin 2016 nga i cili rezulton se trafiku i marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë është rritur me 347.15%  krahasuar me vitin 2015. Sipas këtij dokumenti, droga e tipit marijuanë është dërguar nga Vlora me gomone, ose ga Durrësi përmes portit me anijet e linjës, një tregues ky që flet për bashkëpunim dhe struktura të mirëorganizuara.

E ndërkohë që në fushatën e fundit shohim që politika inauguron sheshe dhe flet për timonin e Shqipërisë Europiane, pakti i imponuar ndaj opozitës, në dritën e këtij raporti, e zhvesh PD-në nga misioni i saj duke e kthyer në një aneks me detyrë antikombëtare: heshtjen. Një opozitë e cila nuk thotë asnjë fjalë për një raport që përbën akuzën më të rënë për një Republikë të Drogës, në të ciln PD-ja po hynë me biletën e republikës së Re, me siguri që nënkupton shpërndarje të pasurisë së këtij lloji dhe jo luftë ndaj saj.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=357192&fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.