Në 1 Tetor referendumi për pavarësinë e Katalonjës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/06/image_2017_06_09_11.jpg?itok=2TpyWm-c)
Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont ka shpallur 1 Tetorin si ditën e mbajtjes së referendumit mbi pavarësinë e këtij rajoni të Spanjës.
"Dëshironi që Katalonja të jetë një shtet i pavarur në formën e Republikës?" Është kjo pyetja që do të vihet në fletën e referendumit"- tha presidenti Puigdemont, duke pretenduar "të drejtën e referendumit për vetëvendosje"
Qeveria konservatore e Mariano Rajoy ka pohuar gjithmonë se ky referendum, i cili ka qenë i ndaluar, nuk do të realizohet.
Add new comment