Të çlistuarit e PD-së: Deri më 25 qershor, jemi kundër Edi Ramës. Basha: Ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë

Postuar në 29 Maj, 2017 19:23

Astrit Patozi ka sqaruar sot “kafenë” e përbashkët me të larguarit e tjerë nga lista e kandidatëve. Patozi lë të kuptohet se do të ketë një lëvizje në PD për të rikthyer legjitimitetin e forumeve, diçka për të cilën dikush po kujtohet më në fund, por ai ka shtuar në një status në Facebook se “deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike”. Mbetet për t’u parë nëse figurat e dorës së dytë si ata të kafesë së sotme do të mund të dalin të arrijnë atë që pretendojnë sot, por nga ana tjetër, kreu i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, shkruan shkurt se:

Ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë, nga shtëpia jonë dhe kështu kemi bërë

Është për t’u përshëndetur kjo përballje që për momentin faktorizon një fitore të lehtë të Edi Ramës. Por në një plan më të afagjatë, ky është një debat që vetëm ka për ta shëndoshur PD-në, pasi Basha në fund nuk ka rrugë tjetër veçse të përballet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.