Ndërron jetë Roger Moore

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori i njohur britanik Roger Moore. Ai u bë i njohur për rolin e tij si James Bond në shtatë seri të filmit të njohur. Po kështu Moore, aktor me pamje fizike të veçantë, ka qenë pjesë e serive televizive “The Persuaders and the Saint”. Me një karizëm që plotësohej nga zëri i dallueshëm, Moore diti të fitonte zemrat e filmdashësve.
Add new comment