Raport për eleminimin e spiunëve të CIA-s në Kinë

Postuar në 22 Maj, 2017 11:41

Gazeta "New York Times" thotw se brenda dy vitesh janë arrestuar apo vrarë 20 "burime" të informacioneve amerikane nw Kinw. (NYT) i referohet në artikullin e saj shumë burimeve nga qeveria e tanishme amerikane. Sipas këtyre burimeve, prej vitit 2010 deri në 2012 janë arrestuar rreth 20 bashkëpunëtorë të CIA-s në Kinë. Mendohet se 12 prej tyre janë vrarë. Ndërsa një informant është pushkatuar madje para kolegëve të tij, siç duket, si një lloj paralajmërimi për aktivitetet e tij të spiunimit në favor të SHBA.
Shkatërrimi i rrjetit të spiunëve konsiderohet si një "goditje e rëndë", për rrjetet e spiunëve të CIA-s në Republikën Popullore të Kinës. Deri në këtë moment sistemi kishte funksionuar jashtëzakonisht mirë. Ekspertët thonë se zhdukja e spiunëve të CIA-s në Kinë mund të krahasohet me kohën e Bashkimit Sovjetik, raporton Deutche Welle.
Burimet e rëndësishme
Thuhet se CIA në vitin 2010 ka arritur të sigurojë burime të rëndësishme të informacioneve përmes qeverisë kineze. Por më pas informacionet janë zvogëluar, ndërsa në fillim të vitit 2011 janë zhdukur personat e parë që punonin për amerikanët.
Pas vrasjeve të disa bashkëpunëtorëve, CIA dhe FBI kanë nisur hetimet, gjatë së cilave janë hetuar të gjithë bashkëpunëtorët e ambasadës amerikane në Pekin. NYT pohon se hetimet në fund janë përqëndruar tek një ish-bashkëpunëtor i CIA-s. Por nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme për arrestimin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.