Rama: S'ka bashkëqeverisje PS-PD, 71 vota na mjaftojnë
Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve që akuzuan atë dhe Bashën se firmosën një marrëveshje për bashkëqeverisje PS-PD. Ai deklaroi nga Korça se zv/kryeministri dhe ministrat teknike iu dhanë opozitës si garanci për të monitoruar mospërfshirjen e administratës dhe makinës shtetërore për periudhën 30 ditore të fushatës zgjedhore.
“U bë kështu për 30 ditët e fushatës. Se çfarë do të ndodhe mbara këtë do ta vendosin shqiptarët. Një gjë besoj, por nuk mendoj se e ha njeri se ne u kemi dorëzuar qeverinë apo që kemi ndarë qeverinë me ta. Apo që ata kanë thënë se na kanë dorëzuar gjysmën e qeverisë dhe do të bëjnë tjetër”-tha Rama.
Rama ironizoi edhe deklaratat e LSI-së se do të dalë forcë e parë, duke shpallur ambicjen që PS të marrë e vetme 71 deputetë dhe të qeverisë e vetme.
“LSI do të që dalë forcë e parë. Dhe PD do që të dalë forcë e parë. Por dhe ne duam që të të dalim forcë e parë por pas zgjedhjeve ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS-në. Ne nuk duam më shumë pushtet, por ne duam që Shqipëria të mos humbasë asnjë sekonde”-deklaroi Rama.
Ai theksoi se pjesë e marrëveshjes me Bashën është edhe takimi periodik i kryeministrit dhe kryetarit të opozitës në legjislaturën e ardhshme, si hap i një kulture të re demokratike për vendin.
Add new comment