Veliaj kërkon takim me drejtorët e Bashkisë për rotacionin, por të gjithë e bojkotojnë. U komunikohet shkarkimi: Merrni pushimet dhe mos u ktheni më

Postuar në 10 Korrik, 2015 02:35

Ndërsa e gjithë vëmendja është fokusuar në zbulimin e emrave që do të përbëjnë stafin e kryebashkiakut të ri, Erion Veliaj, në Bashkinë e Tiranës ka nisur furtuna e shkarkimeve, lëvizjeve, dorëheqjeve, largimeve. “Sot” shkruan se sipas burimeve të gazetës, gjatë tre ditëve të fundit, të gjithë drejtorët e Lulzim Bashës, të vetëdijshëm për fatin që i pret, kanë dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Edhe pse gjykata nuk ka verifikuar dhe konfirmuar ende mandatin e Erion Veliajt, proces ky formal që do të ndodhë në ditët në vijim, në Bashkinë e Tiranës ka nisur ofensiva e dorëheqjeve, shkarkimeve dhe e pastrimit të dokumenteve. “Sot” shkruan se burimet brenda bashkisë bëjnë me dije se Lulzim Basha dhe Florenc Hoxha nuk janë paraqitur prej disa ditësh në punë, duke braktisur detyrën. Sipas “Sot” Erion Veliaj, e ka komunikuar shkarkimin e Florenc Hoxhës, kreut të Inspektoratit Urbanistik Vendor të Tiranës, që në ditët e para të fushatës elektorale. Largimi i Hoxhës është pasuar me dorëheqjen e pothuajse të gjithë kupolës së vjetër të Bashkisë së Tiranës. Sipas burimeve të sigurta, kryebashkiaku i ri, Erion Veliaj, ka ftuar në një takim të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar rreth rotacionit të pushtetit. Drejtorët janë njoftuar nga zëdhënësja e PS-së dhe e kryeministrit, Armela Imeraj. Por, asnjë nga bashkëpunëtorët e Bashës nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke bojkotuar takimin e kryebashkiakut të ri. Ata e kanë konsideruar të paligjshëm këtë takim. Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i Veliajt. Me anë të Armela Imerajt, Veliaj u ka komunikuar shkarkimin drejtorëve, ende pa marrë detyrën. “Sot” shkruan gjithashtu se sipas burimeve, drejtorët janë njoftuar që të marrin pushimet dhe të mos kthehen më në detyrë. 

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Ca eshte kjo &quot;ofensiva e doreheqjeve&quot; se nuk ekisha degjiar ndonjehere?</p>

Submitted by vali (not verified) on

<p>Prisni tiranas sec ka per tju bere ky pervers. Tani qe ka dhe mandat . Ai e bente pa mandat jo me tani. Kush i dha voten je te mbaj gishtin ne goje me kete fytyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.