Gruevski po bie bashkë me Maqedoninë, Rama negociator i shqiptarëve*

Postuar në 16 Maj, 2017 11:40

Gazeta greke "Kathimerini" i ka bërë një analizë të fundit situatës në Maqedoni, ku ndërt të tjera flet për pozicionin tejet të vështirë ku ndodhet ish-kryeministri Nikola Gruevski. Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Konstantinos Filis shkruan se Gruevski nuk është më shumë i shqetësuar për "shqiptarizimin" e Maqedonisë sesa për mbijetesën e tij politike, ekspozimin për çështje në raport me drejtësinë për të cilat normalisht duhet të ishte ndjekur penalisht. "Sigurisht, krijimi i një mekanizmi plotësisht të korruptuar dhe të kontrolluar i ofron mundësinë Partisë së tij nacionaliste të "optimizojë" situatën që dëshiron në varësi të rrethanave"-theksohet në artikull. Filis thotë s Presidenti Ivanov pavarësisht vërdallosjeve duket se do t'i japë mandatin paraprak Zaevit për të formuar një qeveri me partitë shqiptare. Megjithatë sipas tij "ndarja e partive politike në bazë të karakteristikave etnike, fetare, e kulturore në afatgjatë do të pengojë çdo përpjekje të vërtetë për të rivendosur marrëdhëniet e bashkëjetesës mes qytetarëve dhe jo vetëm të elitës". "Kështu, ndjenja e përbashkët e një atdheu të vetëm po zhduket me kalimin e kohës, ku secili është duke luftuar për interesat e klanit apo komunitetit etnik që ai përfaqëson"-thekson Filis. Më tej në shkrim thuhet se aktorët rajonalë dhe faktorë të jashtëm si (SHBA e Rusi), ndikojnë zhvillimet në një shkallë të madhe ose më të vogël. Spas tij mjetet e presionit nga Brukseli janë konsumuar në mungesë të një perspektive serioze evropiane. Nga ana tjetër Washingtoni, duke mbivlerësuar pozicionin e Moskës në rajon (pa lënë mënjanë ndikimin e padukshëm të Serbisë) në kuadër edhe të trazirave nga hyrja e Malit të Zi në NATO po kërkon një zgjidhje të shpejtë të krizës në Maqedoni. "Përmendja e "Shqipërisë së Madhe" nga Rama, përtej qëllimeve të brendshme elektorale i shërben përpjekjes për të nxjerrë në pah rolin e tij negociues, përderisa prezantohet si përfaqësues kryesor i elementit shqiptar në rajon, diçka që me "të drejtë" duhet ta bëjë atë bashkëbiseduesin kryesor të bashkësisë ndërkombëtare"- shkruhet më tej në artikull. Por, edhe pse Tirana investon në shtetësinë e brishtë të Kosovës dhe tensionet në Maqedoni për të mbajtur "gjallë" ekspansionizmin shqiptar, Tirana dhe Prishtina e dijnë shumë mirë se shumica e popullsisë shqiptare në Ballkan është e orientuar drejt Europës.

Titulli është redaksional

* Dr. Konstantinos Filis është Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare

http://www.kathimerini.gr/909549/article/epikairothta/kosmos/se-krisimh-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.