negociator
Gënjeshtari dhe teatrali Lulzim Basha!
Lulzim Basha, i cili sot është në rolin e kryetarit të partisë më të madhe të opozitës dhe supozohet të kundërshtarit numër një të kryeministrit, vijon të luajë me konseguencë teatrin e tij të gënjeshtrës lidhur me krizën që sipas tij shkaktoi zgjedhja a kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme.
I pyetur në emisionin "Top Story" nëse për çështjen e kryprokurores së përkohshme ka patur një investim apo ndërmjetësim nga ambasada amerikane, Lulzim Basha e mohoi një gjë të tillë.
Gruevski po bie bashkë me Maqedoninë, Rama negociator i shqiptarëve*
Gazeta greke "Kathimerini" i ka bërë një analizë të fundit situatës në Maqedoni, ku ndërt të tjera flet për pozicionin tejet të vështirë ku ndodhet ish-kryeministri Nikola Gruevski. Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Konstantinos Filis shkruan se Gruevski nuk është më shumë i shqetësuar për "shqiptarizimin" e Maqedonisë sesa për mbijetesën e tij politike, ekspozimin për çështje në raport me drejtësinë për të cilat normalisht duhet të ishte ndjekur penalisht.
Negociatori Donald Lu
Pë të prodhuar të ashtuquajturin “sukses” të reformën në drejtësi Donald Lu po ndjek rrugën e takimeve interactive më të dyja palët. Zgjidhja pritet të vijë pikërisht nga angazhimi direkt i ambasadorit Lu në negocimin mes palëve për të gjetur rrugën sesi do të procedohet më tej deri në hartimin e projektligjit final të ndryshimeve kushtetuese si pjesë e Reformës në Drejtësi. Burime I thanë gazetës Mapo se ambasadori amerikan është garancia e vetme për të arritur në një draft konsensual.