Gjermania në fillim/Bundestag: “Qeveria jonë, asnjë faj për mashtrimet e Volksvagen”

Postuar në 07 Maj, 2017 11:32

Gjermania dhe politikanët e saj predikojnë integrimin dhe Europën, por kur vjen puna tek interesat, në veprim vihen ligjet nacionale. Euobserver raporton se skandali i Volksvagen, i njohur si Dieselgate, po trajtohet në mënyrë favorizuese nga parlamenti i këtij vendi. Në një raport që nga kjo gazetë pretendohet se është parë, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman, vlerëson se qeveria gjermane nuk ka përgjegjësi për abuzimet e kompanisë së njohur, e cila mashtronte me normat e emetimit. Ndërkohë një hetim i nisur nga Parlamenti Europian ka dalë në tjetër përfundim. Sipas eurodeputetëve keqmenaxhimi kishte çuar në skandalin e madh dhe abuzimet e kompanisë gjermane. Sipas këtij hetimi “shtetet anëtare dështuan në krijimin e një sistemi mbikëqyrjeje efektive tregu në kundërshtim me ligjet e BE-së”.

Raporti i Bundestagut gati e idealizon qeverinë federale, kjo sipas Euobserver, që cilëson se komiteti përbëhet nga shumicë deputetësh që mbështesin koalicioin qeverisës. Raporti vlerëson ndërhyrjen e qeverisë së Angela Merkel, por gazeta kujton se asnjë gjobë nuk u vu ndaj Volksvagen, duke na kujtuar se ai presioni gjerman gjatë krizës, me imponimin e politikës së kursimit ngjan në këtë kontekst edhe më autoritar. Nuk është rastësi që shumë ekonomistë me zë apelojnë për demokratizim të BE-së dhe Europës, e cila sheh dominimin gjerman të përhapet duke minuar besimin, por edhe vetë unionin. 

https://euobserver.com/dieselgate/137803

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.