Meta i ofron PD-së si zgjidhje dokumentin e PPE-së dhe mendimet e Moisut e Bamir Topit
Ilir Meta doli në një konferencë një ditë pas zgjedhjes si president i Republikës dhe tha se do të investohet për zgjidhjen e krizës, në mënyrë që të evitohet një përkeqësim i situatës. Por cili është asi nën dorë i Ilir Metës për të futur PD-në në zgjedhje. Të paktën nga sa zbuloi asgjë më shumë sesa marraveshja që propozuan në Tiranë, David Mc Calister dhe Fleckenstein shtuar edhe mendimet e ish-presidentëve për këtë çështje si Moisu apo Bamir Topi
“Në çdo rast që PD-ja është e vullnetshme për t’i qëndruar marrëveshje dhe propozimeve të bëra dhe nga përfaqësuesit e PPE-së dhe Bashkimit Evropian unë do të bëj çdo gjë që ajo të implementohet. Kjo projekt-marrëveshje ka disa ditë që është ofruar. Shpresojmë të ketë vullnet të ketë reflektim që ajo të konkretizohet dhe vendi të hyjë në një proces mëse normal”-deklaroi Meta nga selia e LSI-së. Më herët nga zyrat e kuvendit meta u shpreh i gatshëm të takohet me Bashën, por edhe me ish-presidentët Alfred Moisu e Bamir Topi, mendimet e të cilëve mund të vlejnë për daljen nga kriza.
“Do të përpiqem duke filluar të takohem me Kryetarin e Partisë Demokratike, z. Basha, në çdo moment, por njëkohësisht do të përpiqem ditët që vijnë të forcojë bashkëpunimin me Presidentin Nishani. Por edhe nëse do të jetë e nevojshme për t’u takuar, bashkëbiseduar, edhe me ish-presidentët e vendit për shkak të përvojës dhe eksperiencës që ata kanë, apo ish-kryetarët e Kuvendit dhe drejtues të tjerë me përvojë dhe me eksperiencë për të kërkuar kontributin e të gjithëve që të krijojmë një klimë mirëbesimi, normaliteti, paqeje dhe atmosferë demokratike në vend”. Në këtë kontekst edhe zgjidhja e krizës nuk duket të jetë marrë shumë seriozisht nga Presidenti i ri i vendit, aq më tepër po të kihet parasysh raporti i PD-së me këto dy personazhe.
Add new comment