Athina përshëndet zgjedhjen e Metës. Mesazhe urimi edhe nga Mali i Zi
Zhvilim pozitiv për Athinën zgjedhja e Ilir Metës President. Zyra për shtyp e tij njoftoi se Presidenti i zgjedhur Ilir Meta u telefonua paradite nga Kryeministri i Greqise, Alexis Tsipras, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen ne detyrën e Presidentit të Republikës. Në njoftim thuhet se "Kryeministri Tsipras shprehu besimin se Presidenti Metaj do te kontribuoje ne forcimin e marredhenieve dypaleshe te cilat kane nje rendesi te vecante jo vetem ne nivelin dypalesh por edhe ne ate rajonal. Te dy interlokutoret diskutuan per situaten ne rajon dhe nenvizuan se mbetet shume i rendesishem forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkepunimit rajonal".
Sipas zyrës së shtypit të zotit Meta, Presidenti i zgjedhur e siguroi Kryeministrin e Greqisë se "do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit. Meta është nga të vetmit zyrtarë shqiptarë në pushtet me të cilët Athina ka ruajtur kanale komunikimi, pas ngrirjes së marrëdhënieve me qeverinë Rama. Madje një vizitë e Metës në Athinë frenoi disi tonet nacionaliste të kryeministrit, të motivuara edhe nga partneriteti me PDIU-në. Kujtojmë që kryeministri Alexis Tsipras ka anulluar dy herë vizitat e tij në Shqipëri, ndërsa nuk i është përgjigjur asnjëherë retorikës së homologut të tij shqiptar.
***
Presidentit të ri të vendit Ilir Meta, i ka ardhur një urim i veçantë edhe nga presidenti malazez, Filip Vujanoviç. Përmes një telegrami, Vujanoviç, vlerëson zgjedhjen e Metës që sipas tij i shërben Shqipërisë, por edhe forcimit të marrëdhënieve me Malin e Zi, një vend me të cilin Shqipëria ka raporte shumë të mira.
“Jam i bindur se zgjedhja juaj në interesin më të mirë të Shqipërisë, dhe forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon. Shfrytëzoj rastin të shpreh respektin për marrëdhëniet mjaft të mira të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi jonë, gjithmonë në rritje, bazohet në miqësinë tradicionale dhe interesin e përbashkët për përparimin e shteteve tona dhe arritjen e prosperitetit të qytetarëve. Në këtë frymë, dëshiroj të njoftoj gatishmërinë personale përkushtimit të forcimit të lidhjeve në mes shteteve tona, bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe përshpejtimin e integrimeve Evropiane”, - shkruan Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.
(Përditësuar)
Add new comment