Ndërmjetësimi europian, pa zgjidhje. Rama del komod nga negociatat
Nga raundi i parë i negociatave me ndërmjetësit europianë David McAllister dhe Knut Fleckenstein duket se ka dalë i kënaqur vetëm kryeministri Rama. Në thelb drafti i propozuar prej misionit përputhje me disa qëndrime të qeverisë, çka ka e ka bërë edhe me komod pjesëmarrjen e Ramës në këtë takim.
Kështu sipas Top Channel dokumenti një faqe e gjysmë format, që ka hartuar misioni i OSBE, SHBA dhe BE dhe që i është paraqitur palëve, ka 5 çështje kryesore që lidhen me standardet e zgjedhjeve. Një nga pikat që negociatorët propozojnë është ndryshimi i KQZ-së. Ata rekomandojnë që kreu i këtij institucioni t’i jepet opozitës.
Në këtë pikë kryeministri duket se nuk ka patur asnjë vështirësi në negociata pasi ka deklaruar edhe më parë në parlament se ishte i gatshëm që KQZ-në t’ia jepte opozitës. Pika tjetër ka të bëjë me shitblerjen e votës, që çon në ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal.
Një pikë tjetër ka të bëjë me ndryshimin e policisë. Kjo është një pikë delikate që është propozuar nga misionet ndërkombëtare si bazë për dialog. Lëvizje të caktuara në polici mund të bëhen për të rifituar besimin e opozitës se policia nuk do të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe do të luftojë trafikun e drogës.
Ndërsa sipas PD, dokumenti nuk përmban qeverinë teknike dhe një dokument do të ishte bazë për dialog vetëm nëse ka brenda kërkesën e opozitës për qeverinë teknike dhe mandatin e saj. Sipas PD-së, kërkesa për qeverinë teknike dhe mandatin e saj mbetet e pandryshueshme. Takimet mes dy ndërmjetësuesve europianë dhe palëve janë mbajtur veç e veç dhe në përfundim asnjëri prej tyre nuk ka komenuar.
Add new comment