Administrata në shërbim të ministrave, Nikolla shembulli i radhës
Mbrojtje politike nga mësuesit ka kërkuar ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nga akuzat që i bëhen për reformën në arsim dhe nepotizmin politik sistemin arsmimor. Në një takim të paralajmëruar si i një rëndësie madhore, Nikolla ka folur para arsimtarëve të Tiranës për sulmet që po i bëhen duke u kërkuar drejtëpërdrejtë të mos heshtin, por të mbrojnë të vërtetën e reformës në arsim.
“Nuk dua të heshtini për t’u mbrojtur. Nuk mund të lejojnë nëpërkëmbjen dhe kthimin në radhët e gjata në drejtoritë arsimore,komunikoni të vërtetën e arsimit tuaj. Si mund të heshtim përballë akuzave që s’janë gjë tjetër veçse baltë e gënjeshtra.Me dorën e shtrirë, mos më lini vetëm por ta përballim këtë betejë me të vërtetën, me punën e ndershme, me rezultate, duke ftuar këdo t’a kthejmë debatin për shkollën në debatin më të qënësishëm, por kurrë me gënjeshtra, por vetëm me të vërteta punë dhe përgjegjësi.”- u deklaroi ministja e Arsimit arsimtarëve të Tiranës.
Mbledhja e Nikollës me mësuesit u denoncua nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi, i cili bëri publik edhe një sms që u kishte shkuar mësuesve për të qenë të pranishëm në këtë takim. Boçi e quan një tjetër dëshmi të përdorimit të administratës për qëllime elektorale.
Atashimi i administratës me ministrat dhe synimet e tyre politike është një model që e ekspozoi fillimisht ish-ministri i Rendit, Sajmir Tahiri, i cili jo pak herë mbajti fjalime të forta politike para trupës së policisë, duke anatemuar një palë politike dhe duke ngritur partinë që përfaqëson. Dëshmi e këtij politizimi është edhe fotoja falenderuese e punonjësve të policisë pas shkarkimit të ministrit Tahiri nga detyra.
Add new comment