A do reagojë Unioni i Gazetarëve?
Tha sot deputeti Alfred Peza pas sekuestrimit të pasurisë:
“Kjo duhet kuptuar mirë, sepse kemi të bëjmë me një fakt të pakundërshtueshëm. Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Kjo do të thotë se Prokuroria nuk ka asnjë problem me deputetin dhe politikanin Alfred Peza, por po heton gazetarin Alfred Peza. Kjo është e paprecedentë. Tani Prokuroria është duke hetuar sesi ka vënë një gazetar pasurinë në Shqipëri. Këto që po hetohen sot, mund të ishin hetuar fare mirë që në vitin 2012”.
Unioni i Gazetarëve duhet të reagojë ndaj kësaj goditjeje që po i bëhet zahireve të vëna me punë.
Add new comment