Ndarja në dysh e Turqisë, BE komenton fitoren e brishtë të Erdogan
Fitorja e brishtë e presidentit turk Erdoan në referendumin e së dielës ka ngjallur reagimin e Bashkimin Evropian që menjëherë i bëri thirrje Turqisë të kërkojë një "konsensus kombëtar". Presidenti turk i është referuar mundësisë për të organizuar një referendum të ri, këtë herë për rikthimin e dënimit me vdekje, një nismë që nënkupton fundin e procesit të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Vendi është aktualisht në një krizë diplomatike me shumë vende në BE-së, në veçanti Gjermaninë dhe Holandën, pas ndalimit të tubimeve në mbështetje të Erdogan gjatë fushatës politike për referendumin. "Duke iu referuar rezultatit të ngushtë", Këshilli i Evropës u kërkoi udhëheqësve turq që “të shohin me kujdes hapat e ardhshëm” .
Rishikimi i kushtetues parashikon heqjen e postit të kryeministrit në favor të një presidenti me kompetenca të plota ekzekutive, në kohën kur Erdogan akuzohet nga kritikët për autoritarizmin e tij. "Ky rezultat tregon se një pjesë e vendit kërkon një Turqi perëndimore dhe ka një mentalitet evropian, ndërsa pjesa tjetër është lindore", ka thënë Mustafa Umit Ounsal, një anëtar i AKP-së.
Pavarësisht fitores në të gjithë vendin, Erdogan nuk ka fituar në tre qytete të mëdha, Stamboll, Ankara dhe Izmir. Rajonet Juglindore ku kryesisht jetojnë kurdët, votuan masivisht kundër forcimit të pushtetit të Erdogan. "Kjo është një fitore për Erdoganin, por edhe një humbje. Ai humbi Stambollin ku nisi karrierën e tij politike si kryebashkiak në vitin 1994”- shkruajti në Tëitter Soner Tsagkaptai analist i Institutit të Uashingtonit në Turqi.
Add new comment