Sazani hapet për turistët nga maji deri në tetor

Postuar në 05 Prill, 2017 20:57

Ishulli i Sazanit, ishulli i vetëm i banuar i Shqipërisë, do të jetë i hapur gjatë verës edhe për turistët vendas dhe të huaj. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në këtë ishull dikur një pikë e rëndësishme e strategjike e mbrojtjes së Shqipërisë.
Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik veror dhe tour operatorët shqiptarë, agjencitë turistike kërkojnë të kenë më shumë produkte turistike për turistët dhe një kërkesë e vazhdueshme që kam bërë është aksesi që mund të kenë në ishullin e Sazanit. Fakti që ne lejojmë turistët të kalojnë në ishullin e Sazanit disa çaste turistike kur konsumojnë turizëm në vendin tonë, padyshim që është një lehtësim i madh për turizmin vendas”, tha ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shtuar se ishulli do te jetë i hapur nga majin në tetor lëvizje që rregullohet nga një marrëveshje mes ministrive përkatëse.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Ishull qe nuk ka asnje plazh, asnje restorant, madje as edhe uje per te pire, promovohet nga ministrja e ekonomise dhe ministrja e mbrojtjes per çfare??? Per turizem!!!!! Dhe e quajne "nje lehtesim te madh per turizmin vendas"!!!!!!

Hajde te na rroje turizmi rilindas!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.