Trump shkarkon Steve Bannon, ekstremistin e administratës

Postuar në 05 Prill, 2017 18:19

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë disa ndryshime të reja në Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Mediat kryesore raportojnë se Steve Bannon, kreu i këshillit, është shkarkuar nga detyra duke përcaktuar kështu një zhvendosje të Trump nga njeriu që u cilësua si  strategu i fushatës elektorale. Largimi është bërë krahas uljes në detyrë të Këshilltarit për Sigurinë e Brendshme, Tom Bossert. 
Thuhet se Bannon u caktua në Këshill për të monitoruar Michael Flynn, këshilltari kryesor i sigurisë së Trump. Por ai nuk mori pjesë në asnjë mbledhje, ndërkohë që Flynn u shkarkua pasi nuk kishte konfiduar me presidentin apo zv. Presidnetin Pence, natyrën e bisedimeve me ambasdorin rus Kysliak. Në krye të këshillit qëndron aktualisht McMaster, që siç thonë mediat e bën të panevojshëm Bannon. 
Caktimi i Bannon, ish – drejtues i një media të ekstremit të djathtë, Breitbart, provokoi reagime, por duket se Trump është liruar shpejt prej tij. 

https://www.bloomberg.com/politics/articles/2017-04-05/bannon-removed-fr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.