As Rusia, as radikalizmi islam/Korrupsioni, sfida kryesore e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Problemet kryesore të sigurisë në Ballkanin Perëndimor vijnë nga brenda dhe jo nga jashtë rajonit. Në ndryshim nga tezat e përhapura së fundmi nga disa qeveria të rajonit, se rreziku rus, apo ai i ekstremizmit islamik, janë kryesorët për stabilitetin rajonal, zv.sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, mendon se korrupsioni është problemi më kërcënues në BP.
“Mund të tingëllojë befasuese sesi do të përgjigjem, por mendoj se sfidat kryesore të sigurisë në të vërtetë vijnë nga brenda. Për vendet në Ballkanin Perëndimor, sfidat janë të lidhura me korrupsionin dhe vështirësitë në ndërtimin e institucioneve…Kështu që mendoj se ato janë në fakt sfida nga brenda shoqërive të Ballkanit Perëndimor. Dua të shtoj se ka përpjekje reale për përballjen e tyre”, tha zyrtarja e lartë në një intervistë për “europeanwesternbalkans.com”.
Intervista e plotë: https://europeanwesternbalkans.com/2017/03/29/ewb-interview-rose-gottemo...
Add new comment