Zbulohet porti prej nga ku helenët përgatitën betejën e Salaminës

Postuar në 28 Mars, 2017 22:48

Një ekip prej 20 kërkuesish mendohet se kanë zbuluar portin e vjetër prej nga ku flota e koalicionit helen u përgatit për betejën e famshme të Salaminës. Mbetjet janë gjetur në gjiun Ampelakia në ishullin e Salaminës dhe ato dëshmojnë aktivitetin tregtër dhe ushtarak të kohës kur u zhvillua beteja, që është viti 480 p.e.s. Sipas Ministrisë greke të Kulturës, kërkimi u bë edhe nga ajri për të dokumentuar të gjitha strukturat e dukshme dhe mandej u krijua edhe një hartë nënujore e portit që do të lehtësojë kërkimet që do të vijojnë në vitin 2018.

Beteja e Salaminës e koalicionit helen të udhëhequr nga lideri athinjot, Themistokliu, përballi flotën perse në një betejë që konsiderohet nga më të rëndësishmet në historinë navale të botës.  Burimet flasin se fitorja helene u arrit falë aftësisë taktike, anijeve të vogla dhe të shpejta dhe shfrytëzimit të profilit hidrogjeologjik të gjiut.

http://www.smithsonianmag.com/smart-news/naval-base-used-legendary-battl...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.